Video që tregon më së miri gjendjen e mjerueshme të disa rrugëve në Prishtinë
Të prishura, të pashtruara dhe pa tabela emërtuese, janë rrugët e disa lagjeve të Prishtinës. Këto rrugë rezultojnë të jenë në këtë gjendje me muaj të tërë.
Probleme ka në rrugën “Halil Alidemaj” e cila është e pashtruar dhe e vështirë për t’u kaluar. Ndërsa, probleme kanë edhe banesat që janë të ndërtuara në këtë rrugë.
Në çdo kat e çdo dritare të këtij ndërtimi mund të shohësh kabllo elektrike të vendosura në mënyrë të çrregulluar, raporton KP.
Rruga tjetër është “Xhavit Mitrovica”, e cila ka problemet e njëjta me rrugën “Halil Alidemaj”, madje këtu nuk mund të gjesh as emërtimin e kësaj rruge.
Të njëjtin problem e ka edhe rruga “Bajram Kelmendi” tash e sa vite.
E veç kësaj kjo rrugë e cila të lidh me rrugën “Mustafë Hoxha” e që të shpien në qendër të kryeqytetit kanë problem bregun të cilin e kalojnë çdo ditë e që paraqet problem për vozitësit.
Gjithashtu edhe këto rrugë rrezikohen nga kabllot elektrike. Ndërkohë, as një shenjë dhe as një tabelë nuk tregon emrin e lagjes.
