Prizren: ​Familjarët kërkojnë përgjegjësi për vrasjet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dhjetëra qytetarë, në mesin e tyre fëmijë e pleq, janë ndalur para Gjykatës Themelore në Prizren në shenjë proteste për vrasjen e Hektor Morinës, dhe vrasjeve të tjera që kanë ndodhur në Prizren.
“Kërkojmë përgjegjësi”, “Pse po i lejoni kriminelët të na vranë”, janë mbishkrimet që po mbajnë në duar protestuesit.
Kjo protestë është iniciativë e familjarëve të Hektor Morinës, të cilët thonë se organet e drejtësisë kanë dështuar.