Në Prizren sot është organizuar një marsh qytetarë për nder të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Rreth 300 qytetarë ishin pjesë e këtij marshi në përkujtim të ngjarjes së tmerrshme që kishte tronditur gjithë Globin.Sipas Nesim Kallajxhinit nga këshilli organizativ, ky marsh po i bashkohet kolonave të njerëzve në Botë, të cilët po e shënojnë 20 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë…
“Marshi të Paqes për Srebrenicën” ka filluar te qendra sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ka vazhduar në Bazhdarhane te “Shtëpia e Bardhë”, si dhe rrugës drejt Shatërvanit ku është organizuar performansa “Lulja e Srebrenicës”. Pjesë e këtij marshi ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe drejtues të partive politike boshnjake dhe ata të LDK-së dhe LVV-së në Prizren…/ 21 Media
