Prizren:Një i vrarë dhe tre të plagosur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rreth orës 20:30 minuta policia në Prizren ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se tek rrethi i Bazhderhanës ka ndodhur një incident  rëndë i cili ka lënë të vdekur një mashkull ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre me rrezik për jetën.
Nga të plagosurit njëri është kalimtar i rastit ndërsa i vrari dhe dy të plagosurit tjerë ishin cak i sulmuesve që tash për tash ndodhën në arrati, por të njohur për policinë. Në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit kanë dalë eprorë të lartë të Drejtorisë rajonale dhe kryeprokurori i prokurorisë themelore.
Në kërkim të të dyshuarve janë bastisur dy shtëpi por nuk janë gjetur. Motivi i këtij incidenti dyshohet të jetë zhvatja.