Ekipet e Qendrës për punësim në Tetovë në kuadër të Agjencisë për punësim të Maqedonisë sot në tre pika në qytet ua kanë shpjeguar punëdhënësve dhe personave të interesuar të papunësuar masat e projektit “Maqedonia punëson”.
Drejtuesi i Qendrës, Tomisllav Trifunovski theksoi se krahas këtyre masave në Qendrën e tyre në vijim janë edhe masat aktive të tjera si vetëpunësimi ku ka përfunduar thirrja e parë dhe ka filluar procedura për grumbullimin e aplikacioneve për thirrjen e dytë.
“Deri më tani përmes masës për vetëpunësim gjatë këtij viti tashmë janë hapur 45 kompani të reja me po aq të punësuar. Kemi marrë edhe mbi 60 aplikacione në thirrjen e dytë kështu që presim se deri në fund të këtij viti mbi 90 persona t’i japin idetë e tyre të biznesit në themelimin e kompanisë së tyre”, tha Trifunovski.
Në lidhje me punësimin përmes projektit “Maqedonia punëson” deri më tani ka marrë 233 kërkesa nga punëdhënësit me ç’rast 148 persona tashmë janë punësuar në këtë mënyrë, raporton Mia.
Sipas të dhënave të fundit në Qendrën për punësim në Tetovë janë 14 mijë e 500 persona të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe të cilët paraqiten çdo muaj dhe 5.000 të cilët paraqiten në gjashtë muaj
