Propozim unik martese nga Agoni

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Agoni nga Ferizaj ka dashur të bëj diçka të bukur dhe më unike për t’i propozuar të dashurës së tij martesë.Ai kreativitetin e tij e ka shprehur me librat e biblotekës së tij familjare.
Propozime të tilla janë të rralla në vendin tonë , por një si kjo vërtetë është frymëzim edhe për të tjerët që të shpërdajnë dashuri në mënyra të ndryshme .
” E kam bëre propozimin shqip,jo si të tjerët anglisht,e kam bëre me libra shqip,me afro 365 libra që tregojnë çdo ditë të vitit pas fejesës me simboliken “cdo ditë një libër” … ” u shpreh ai për 21 MEDIA
1
Ja si duket shkrimi i tij në profilin e tij në facebook:
“Propozim më i veçantë për martesë për të dashurën time nga librat e bibliotekës familjare.
Po e zbërthej kuptimin e asaj çfarë kam bërë:
M-me ngjyrë të kuqe paraqet emrin e dashurisë sime Marigona, e kam bërë me të kuqe që simbolizon dashuri, e kam bërë me libra ngjyrë të kuqe dhe libra patriotik,sepse e ka datëlindjen me 28 nëntor-Dita e Flamurit; e kam rrethuar me petale trëndafili dhe 6 trëndafila në mes që kanë kuptimin që 6 vite jemi së bashku; e kam bërë 6 metra të gjatë që tregon ecjen tonë 6 vjeçare si dy të dashuruar ndaj njëri-tjetrit;e kam përfunduar me shkronjën time ngjyrë të kaltër A, me idolin tim politik dhe heroin tim!.Ideja ime e kahmotshme morri jetë, dhe po e publikoj saktë në orën 6 pasdite!.Marigonna Llabjani pres përgjigjen tuaj!.Agoni yt, me heart emoticon të propozon martesë?!!!!..” shprehet Agon Zhinipotoku.

 
3