Protesta: "Qeveri shpëto mbi 40 mijë vende pune" (FOTO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Qindra protestues, prodhues dhe përpunues vendorë të qumështit, janë nisur me traktorë drejt qendrës së Prishtinës, nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë, prej ku do të marshojnë rrugëve të qytetit, për t’u ndalur pastaj para objektit të Qeverisë. 
Ata po mbajnë në duar pankartat si: “Stop produkteve me yndyrë bimore”, “Mos konsumo imitim, mashtrim” “Qeveri shpëto mbi 40 mijë vende pune” dhe shumë të tjera. Ndërsa edhe lopët bartnin një mesazh ato bartnin mbishkrimin: “Kryeministër na shpëto para therjes” .
Protesta e u organizua në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e kërkesave për marrjen e masave për ndalimin e importit ilegal të qumështit.
Prodhuesit dhe përpunuesit vendorë të qumështit kërkojnë ndërprerjen e hyrjes në treg të qumështit me çmim shumë të ulët, gjë e cila po e vështirëson punën e fermerëve dhe nuk po lë hapësirë në treg për prodhimet e tyre.
Në të njëjtën kohë, një grup prej dhjetëra qumështarë nga rajoni I Ferizajt po protestojnë atje duke bllokuar kështu magjistralen Ferizaj- Shkup, kjo në shenjë proteste siç thanë për politikat e pafavorshme të qeverisë karshi prodhuesve të qumështit. Ata kanë thënë se kjo është vetëm një protestë simbolike, në të kundërtën.
Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit kanë nisur protestën e tyre para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Ndërssa nga qendra e Prishtinës ata u nisën me traktorë e mjete të ndryshme për t`i bllokuar rrugët për: Pejë – Rozhajë, Prishtinë -Ferizaj, Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë. / 21MEDIA
unnamed (5) unnamed (6) unnamed (7)