(I plotësuar) Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit tanimë kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku iu janë bashkuar edhe disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në shenjë proteste kanë hedhur produktet e huaja të qumështit brenda oborrit të Qeverisë së Kosovës.
Ata u pritet nga aktivistët e Vetëvendosjes me duartrokitje
………………………
Qumështarët nisen drejtë Qeverisë
Qindra protestues kanë dalur për t’i shprehur paknaqësitë lidhur me vështirësitë që po hasin në shitjen e produkteve të tyre.
Protestën e filluan nga parkingu mbrapa ‘Pallatit të Rinisë’ në Prishtinë dhe sipars tyre protesta do të zgjasë 1 orë.
Protestuesit po mbajnë pankarta në duart e tyre me fotografi që të ndalohet konsumimi i produkteve të huaja .
“Qeveri shpëto 40 mijë vende pune”, “Bleni produkte vendore”, “Ne jemi me prodhuesit vendor”,”Hapini rrugë zhvillimit” janë disa nga mbishkrimet që po mbajnë ata .
Ata janë duke vazhduar protestën deri te Qeveria ./21 MEDIA/

