Pse kryetarët e dënuar udhëheqin komunat?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përballja me drejtësinë si dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare tashmë ka vënë para drejtësisë tre kryetarë komunash të cilët, ndonëse në shkallë të parë kanë marrë dënime të caktuara, vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre.

Proceset gjyqësore me të cilat po përballet kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja, procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku si dhe atij të Drenasit Nexhat Demaku, të tre këta që vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës, për analistët politikë në vend po shihen si të dëmshme për demokracinë e vendit. Sipas tyre asnjë individ nuk mund të kërkojë votën e qytetarëve derisa përballet me drejtësinë, dhe kjo pa marrë parasysh fajësinë apo pafajësinë e tyre. E pakta që këta të fundit mund të bëjnë sipas shoqërisë civile është të japin dorëheqje si akt moral e qytetarë. raporton KP.
selmaanajDriton Selmanaj nga Institutit Demokratik i Kosovës( KDI) tha në një prononcim për KosovaPress se në vendin tonë mungon kultura politike, që kur një person i caktuar që përballet me drejtësinë të heqë dorë nga të qenët pjesë e garës, pasi që pa i pasur duart e pastra të njëjtit nu k mund dhe nuk do të duhej të kërkojnë votën e qytetarëve.
“Në Kosovë akoma nuk është instaluar një kulturë politike e cila kushdo që eventualisht ka dyshime që mund të ketë problem me ligjin atëherë të mos bëhen pjesë e garës politike, sepse unë mendoj që nuk ka gjë më fisnike e më të shenjtë sesa për të dalë dhe për të kërkuar votën e qytetarëve, dhe për të dalë dhe për të kërkuar votën e qytetarëve i bie që ti po ua kërkon besimin, dhe ti s’mundesh nëse eventualisht ke telashe me figurën tënde, të kërkosh besimin e njerëzve tjerë. Prandaj, në rrethana krejtësisht normale dhe në vendet me demokraci, ndoshta edhe jo shumë demokraci të konsoliduar, njerëzit e tillë duhet fillimisht t’i pastrojnë duart me ligjin, eventualisht të gjithë mund të dalin të pafajshëm, por të mos hyjnë në garë derisa kanë telashe”, tha Selmanaj.
kalajaNdërsa Fidan Kalaja nga organizata “FOL”, tha për KosovaPress se shoqëria civile që pas pavarësimit të vendit më 2008 u kishte kërkuar partive politike që të kenë kujdes në kandidimin e kandidatëve gjatë proceseve zgjedhore dhe se ata që zyrtarisht ose jo janë të përfshirë në procese gjyqësore të mos inkuadrohen në procesin zgjedhor. Mirëpo kjo këshillë e tyre, siç thotë Kalaja, nuk ishte marrë parasysh nga këto subjekte e sidomos nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Që nga pavarësia e Kosovës shoqëria civile u ka kërkuar partive politike që të mos kandidojnë kandidatë që zyrtarisht ose jozyrtarisht janë në hetime, n ë proces të gjykimit në kuptimin që të sigurohet një proces zgjedhor me integritet të lartë moral dhe juridik. Këtë partitë politike nuk e kanë respektuar, sidomos Partia Demokratike e Kosovës, ku ka kandiduar kandidatë në komuna por edhe për deputetë, të cilët kanë qenë nën hetime ose në procese të ndryshme gjyqësore… Këta kryetarë të zgjedhur më shumë janë përballur me procese gjyqësore, sesa që janë përballur me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, për atë për çfarë janë zgjedhur”, tha Kalaja.
Ndërkohë, Selmanaj vlerëson se për të gjithë ata që përballen me procese gjyqësore e që tashmë kanë marrë vendime qoftë nga shkalla e parë e po presin nga shkallë të tjera, e pakta që do të duhej të bënin është të jepnin dorëheqje nga pozitat që mbajnë.
“Ata të cilët e kanë kaluar shkallën e parë që dhe presin shkallën e dytë, mendoj që edhe në këtë situatë duhet të vijë në shprehje akti moral i dorëheqjes, derisa një shkallë e gjykatës të ka shpallur të fajshëm. Prandaj, pavarësisht si mund të vije përfundimi, nuk është veprim qytetar dhe i moralshëm që të vazhdosh të menaxhosh me punë të përditshme të halleve të njerëzve, ndërkohë që ti ke një vendim të gjykatës të cilët të shpallin fajtor, qoftë si abuzues I detyrave zyrtare ose si diçka tjetër”, theksoi Selmanaj.
Jo rrallë kur bëhet fjalë për proceset gjyqësore në të cilat janë të përfshirë edhe zyrtarë politikë e udhëheqës komunash, proceset gjyqësore janë zvarritur dhe kjo, sipas Kalasë, vetëm sa lë për të kuptuar se sistemi i drejtësisë në Kosovë, në vend që të ishte me efikas dhe i shpejtë në gjykimin e këtyre rasteve, tregon për brishtësinë dhe dështimin e këtij sistemi.
“Në fakt sistemi i drejtësisë në Kosovës është një sistem i cili në fakt është drejtë dështimit. Janë mbi 300 mijë lëndë të pazgjedhura nga ky sistem dhe ky sistem nuk ka dijeni dhe përvojë sa i përket prioriteteve që duhet t’i ketë, në luftimin e krimeve ekonomike, dhe korrupsionit. Pra nuk mund të flitet më shumë për sistemin e drejtësisë. Vet statistikat tregojnë se është një sistem para kapitullimit”, tha Kalaja.
Ndryshe,në Kosovë tre kryetarë komunash aktualisht përballen me procese gjyqësore. Në shkallën e parë Nexhat Demaku ishte dënuar me 3 vite burgim, Ramadan Muja me 2 vite, ndërsa Sami Lushtaku me 12 vite burgim