Familjet në botë sot janë krijuar nga rraca të ndryshme duke bërë që të kemi ndryshime të ndryshme. Në lidhje me këtë detaj disa kërkues vendosën që të shikojnë se si po ndikon kjo në evolucionin e njerëzve.
Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Edinburgut, thuhet se njerëzit sot janë më të gjatë dhe më inteligjentë se paraardhësit e tyre dhe arsyeja për këtë është rritja e numrit të njerëzve që vijnë nga prindër të dy racave të ndryshme.
Pjesë e këtij studimi ishin të dhënat e mbi 350 mijë personave nga zona urbane dhe rurale.
Ndërkohë më parë ka ekzistuar miti se fëmijët që vijnë nga “gjaku i përzier” rrezikojnë më shumë sëmundje, por kërkuesit e kanë hedhur poshtë një teori të tillë. Fëmijët që vijnë nga prindër të racave të ndryshme kanë aftësinë të mendojnë më shpejt si dhe kanë nivel më të lartë arsimor
