Pse Struga u injorua nga festivali “Vera e Ohrit”?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Struga gjithnjë e më tepër po i ngjet një qyteti që në çdo aspekt po injorohet nga institucionet shtetërore, arsimore dhe kulturore të Maqedonisë, raporton agjencia INA.
Për këtë disa herë ka pasë reagime edhe nga vetë komuna e Strugës, për mospërfilljen, mospërfshirjen në projekte ose në ndarjen e mjeteve të ndryshme nga ana e ministrive përkatëse dhe nga Qeveria, që në të shumtën e rasteve është injorua si qytet, si komunë dhe si popullatë.
Mirëpo, ditëve të fundit jemi dëshmitar se Struga si qytet, si komunë dhe si popullatë bashkë me institucionet e veta është injoruar edhe nga një aktivitet mjaft relevant kulturor, siç është festivali ndërkombëtar muzikoro-skenik, “Vera e Ohrit”, që është institucion me karakter nacional dhe finansohet nga buxheti i Ministrisë së kulturës ku taksapagues janë edhe qytetarët e komunës së Strugës.
Bëhet fjalë për një dukuri ose fenomen që nuk ka qënë praktikë gjatë periudhës së kaluar, kur vazhdimisht në hapjen solemne – që çdo vit ndodhë më 12 korrik -,jane ftuar kryetari i komunës, institucionet tjera siç janë institucioni deputet, festivali Mbrëmjet Strugane të Poezisë, etj.
Sivjet, Struga edhe në këtë aspekt u injorua sepse krahas rreth 2.000 spektatorëve të pranishëm, ku shumica kanë qënë të ftuar, si ministra deputet, ambasador dhe përfaqsues të ndryshëm, për kryatarin e komunës së Strugës, nuk ka pasë ftesë për këtë ceremoni të hapjes – ndërsa një pjesë kanë hyrë me bileta.
Pse nuk është ftuar kryetari komunës së Strugës Ziadin Sela nuk ka ndonjë sqarim, por, nuk ka asnjë sqarim as për mosftesën e deputetit të opozitës nga Struga, që len të dyshohet se edhe ky festival në masë të madhe është partizuar si shumë institucione të tjera.
Partizimi i këtij institucioni sipas këtyre kritereve është evident, por habitë fakti se në koalicionin qeverisës participon edhe partia shqiptare BDI, ndërsa në këtë institucion me karakter nacional nuk ka asnjë shqiptar të punësuar!