Po shtohen gjithnjë e më shumë raste gjatë të cilave femrat e moshës së mesme kërkojnë netë pasionante me një tjetër mashkull, i cili nuk është bashkëshorti i tyre.
Eric Anderson, ekspert i seologjisë nga Universiteti i Winchester (UK), ka theksuar se deklarimi i kënaqësisë nga një martesë është shumë i ndryshëm nga deklarimi i lumturisë prej seksit me partnerin.
Në bazë të të dhënave të studimit, femrat janë shprehur të bindura se kërkimi i një partneri të përkohshëm ishte përtej mendimit se ato janë të pakënaqura nga bashkëshorti i tyre. Përkundrazi, ato e dashuronin burrin e tyre si në fillim dhe se kurrë nuk do t’i kërkonin divorcin.
Rezultatet pra, nuk janë absolutisht tregues i mosmarrëveshjeve dhe i mosharmonisë bashkëshortore, por i monotonisë seksuale.
Anderon e ka kryer studimin e tij te 100 femra të martuara të moshës mes 35 deri 45 vjeç, të regjistruara në sajtin AshleyMadison.com, një uebsajt me sa duket popullor për personat e interesuar për pasjen e raporteve jashtë martese.
Anderson thotë se, dallimi mes meshkujve dhe femrave në kërkim të lidhjeve jashtëmartesore duket se shkaktohet nga mendimi që mashkullin e sheh si një “hamshor” dhe femrën si një të “përdalë”, për të njëjtën sjellje.
Në fund, gjëja e vetme e qartë është se për femrat që kanë marrë pjesë në studim, zgjedhja për të bërë seks me të njëjtin mashkull për të gjithë jetën ishte një dështim i madh.
