Dje pasdite në rrugën Haxhi Kleçka të Lipjanit një punëtor i një firme ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i katërt i ndërtesës.
Njoftohet se personi është dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor./21 Media/
