Putin i gatshëm të përdorë armët bërthamore kundër NATO-s

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Grupi global bankar, i cili merret me investime, Goldman Saks, i ka dërguar sot investuesve një vërejtje, në të cilën theksohet se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i gatshëm që në Evropë të përdorë armët taktike bërthamore, me qëllim që të ndal zgjerimin e NATO-s.
Robert Danenberg, shef i zyrës për siguri globale të Goldman Saksit dhe ish-shef i zyrës së CIA-s për Euroazinë Qendrore, i pyetur nga analistët e këtij institucioni të fuqishëm financiar se cili është mendimi i tij për politikën aktuale ushtarake të Moskës, u përgjigj se përdorimi i armëve bërthamore nga ana e Rusisë është një mundësi që nuk përjashtohet.
Ai shtoi se ka marrë pjesë në disa konferenca, në të cilat kanë qenë të pranishëm edhe disa oficerë të lartë rusë, të cilët kanë bërë të qartë se nuk përjashtohet mundësia e përdorimit të armëve bërthamore dhe se kjo është porosia e Putinit.
Ndërkohë, në Uashington, përfaqësuesi i Stejt Departmentit amerikan, Mark Toner, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e shohin Rusinë si një kërcënim. Ai tha se këtë qëndrim më herët e ka përcjellë edhe Shtëpia e Bardhë.
Një ditë më parë, komandanti i forcave të këmbësorisë së ushtrisë amerikane, Xhozef Danford, kishte deklaruar se Rusia paraqet kërcënimin më të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./21Media