Amendametet finale të Komisionit parlamentar për Ekonomi të ligjit për dixhitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore ngjallën reagime të ashpra të Komisionit të Pavarur për Medie dhe transmetuesve televiziv nacional. Sipas kryetarit të KPM-së, Adnan Merovci amendametet si të tilla bëjnë që të dështojë në tërësi procesi i dixhitalizimit, që mbi të gjitha është obligim ndërkombëtar. Merovci thotë se një synim i tillë nuk do të lejohet të bëhet në asnjë mënyrë./ 21 Media
