Qeveria e Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të 46 me ç’rast edhe shqyrtuan disa propozim-vendime të cilat edhe u miratuan në tërësi.
Kabineti qeveritar shqyrtoi dhe aprovoi Raportin për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2015.
Me këtë rast, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferid Agani, arsyetoi këtë Raport duke thënë se qëllimi kryesor i tij është përmbushja e obligimit ligjor për raportim të rregullt për gjendjen e mjedisit tek institucionet qendrore të vendit (Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës), si dhe ofrimi i informatave relevante dhe reale në bazë të së cilave do të nxitej hartimi i politikave adekuate mjedisore
Qeveria e Kosovës, gjithashtu me vendime të ndara ka aprovuar caktimin e zonave të mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse sipas kritereve të përcaktuara për burimet ujore që përdoren për pije në “Pusi juglindor në Savrovë”, “Vrella, kaptazha 1 dhe 2 në Bjeshkët e Mushtishtit’, “Vrella në Studençan”, “Vrella dhe pusi” në Doberdelan, “Pusi 1,2,3” në Samadrexhë, “Drenazha 1 dhe 2 dhe kaptazha” në Sopi, “Kroi i shelgjeve, Gryka e Rusenicës, Kroi i ndërmjetëzave dhe tetë puset në Sallagrazhdë”, “Vrella në Reshtan”, “Vrella në Semetisht”, të cilat gjenden në Komunën e Suharekës.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës mori vendim për caktimin e zonave të mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse sipas krite reve të përcaktuara për burimet ujore që përdoren për pije “Puset te ish-Fabrika e Letrës”, në Komunën e Lipjanit.
Por tjerash, Qeveria aprovoi edhe Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi për kthimin vullnetar të personave të zhvendosur nga Kosova me qëndrim në Mal të Zi.
