Qeveria flet për sulmet ndaj serbëve në Kosovë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Pushtetit Lokal Lubomir Mariq ka ngritur shqetësime për sulmet që po ndodhin ndaj serbëve në Kosovë.
Ai tha se që nga janari i këtij viti janë diku 60 raste të sulmeve ndaj këtij komuniteti, ndërsa rasti më i madh ka qenë djegia e një shtëpie në Dresnik të Klinës.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se do të bashkëpunojnë të gjithë që të mos ketë sulme ndaj asnjë komuniteti.
Këto u thanë në mbledhjen e Qeverisë ku u miratuan disa propozim vendime