Qeveria jep garanci për 51 autobusët e “Trafikut Urban”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Qeveria e Kosovës ka dhënë garanci lidhur me kredinë e dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH për ndërmarrjen publikë Lokale ”Trafiku Urban”, për furnizimin e saj me 51 autobusë të rinj, që do të operojnë në gjashtë linja të kryeqytetit.
Këtë vendim Qeveria e mori, pasi një ditë më parë ishte akuzuar nga komuna e Prishtinës se nuk po jep garancionin e saj, që i takon me ligj lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare.
Propozimin për këtë nismë e arsyetoi ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili tha se BERZH tashmë ka njoftuar se kjo marrëveshje ka mundësi të realizohet në aspektin financiar dhe ekonomik.