Qeveria synon këtë javë për Specialen

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nesër dihet kush është për e kush kundër prej PDK-së

Ditën e martë kabineti qeveritar pritet të di saktësisht se kush është për e kush kundër nga deputetët e koalicionit rreth temës së Gjykatës Speciale.
Për këtë gjë, siç merr vesh RTV21, janë pajtuar PDK-ja dhe LDK-ja, dhe një listë me emra pritet të del në tavolinën e dy liderëve për të caktuar edhe datën e seancës për këtë temë.
Se qeveria ende po i kërkon votat për gjykatën speciale, këtë e thotë edhe ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Arban Abrashi.
Ai ka thënë për televizionin tonë se qeveria është e interesuar që të sigurojë votat sa më shpejt dhe çështjen e Gjykatës Speciale ta riprocedoj në Kuvend.
Partnerët e koalicionit janë të interesuar që qysh këtë javë ndryshimet kushtetuese të riprocedohen në kuvend për votim, nëse lista që do të paraqitet të martën, do të siguroj numrat e kërkuar./ 21 Media