Qumështarët edhe sot në protestë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit kanë protestuar edhe sot në Prishtinë, ku u kërkua ndalimi i produkteve që janë të pasigurta për konsum, si dhe krijimi i një konkurrencë të lirë dhe barabartë në vendin tonë.
Përkundër protestës së më hershme, ku u bllokuan të gjitha rrugët e Prishtinës me mjete pune dhe bagëti, kësaj radhe qumështarët protestuan vetëm në sheshin kryesor, me moton “Mbrojmë shëndetin dhe prodhimin vendor”.
Kërkesë tjetër e qumështarëve ndalimi i shkeljes së ligjit për produktet që vijnë nga importi aplikimi i masave mbrojtëse për produktet e qumështit.
Kryetari i Shoqatë së Prodhuesve të Qumështit, Naser Bajraktari deklaroi që Qeveria duhet t’i mbrojë investimet vendore.
“Kemi përimtuar prodhimet tona si në cilësi, ashtu edhe në sasi, këtë do ta bëjmë edhe në vazhdim në të ardhmen, është interes i të gjithëve, interes i Qeverisë së Kosovës që të ruaj këto vende të krijuara të punës dhe për të rritur numrin e tyre, është në interes të konsumatorit që t’i njeh këto përparime që i kemi bërë dhe t’i tregojmë që edhe sot kemi dal që Qeveria t’i mbrojë investimet e veta të këtij sektori dhe të mundësojë treg të barabartë me të gjitha produktet e qumështit“, tha Bajraktari.
Sipas tij, imitimet e qumështit dhe përzierjet e tjera që te ne tregtohen si prodhime të qumështit po ngufasin tregun tonë në mënyrë me tinzare dhe duhet të trajtohen në instancat më të larta shtetërore, duke zgjedhur këto probleme një herë ë përgjithmonë.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, Ramadan Mema, deklaroi që kërkesat e tyre nuk po merren parasysh nga Qeveria e Kosovës.
“Kërkesat tona për ndalimin e shkeljes së ligjit për produktet që vijnë nga importi, kërkesat për ndalimin e produkteve që janë të pasigurta për konsum, kërkesat për aplikimin e masave mbrojtëse, të krijohet një konkurrencë e lirë, e barabartë në vendin tonë, mbesin jashtë agjendës së Qeverisë së Kosovës. Asgjë e re në drejtim të zgjidhjes së tyre, përsëri njësojë, nuk mjaftojnë kërkesat, faktet për ta bindur Qeverinë e Kosovës, se duhet të merret me zgjidhjen e problemeve në sektorin e qumështit në Kosovë. “ tha Mema.
Azem Dragaj, nga fshati Leqinë i komunës së Skenderajt, që ishte pjese e protestës deklaroi që puna e tyre nuk po merret parasysh dhe po importohet qumësht nga jashtë, e nuk po i marrin prodhimet e tyre.
“Kemi ardhë për punën e qumështit që s’po e marrin, po sjellin prodhime nga jashtë dhe prodhimet tona nuk po i marrin. Ne nuk mendojmë që ka zgjidhje edhe pas këtij organizmi, askush nuk po është i interesuar për këtë punë dhe as që kanë ardhë me këqyr” tha Dragaj.
Në përfundim të protestës u organizua një aktivitet, që kishte të bënte me dhënien falas të sasive të qumështit, që ishin mbledhur nga përpunimet e qumështit të protestuesve.