Qytetarët e kënaqur me kushtet në pishinën e Gërmisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pishina e Gërmisë, pas renovimit, përveç të mirave dhe sigurisë që ka sjellë tek qytetarët për shkak të zvogëlimit të thellësisë ajo siç duke u ka sjellë atyre edhe më shumë pastërti.
Këtë po e dëshmon edhe numri i madh i qytetarëve të cilët po e frekuentojnë këtë pishinë çdo ditë e sidomos në këto ditë vere.
Frekuentimi i qytetarëve në pishinën e Gërmisë ka bërë që sivjet edhe të thyhet rekordi i të gjitha kohërave për pjesëmarrjen e shumtë të qytetarëve.
E ata të cilët po e vizitojnë pishinën e vetme publike në komunën e Prishtinës, deklarojnë se edhe pse numri i njerëzve është i madh, pastërtia nuk ka qenë asnjëherë në këtë nivel siç është sivjet. E për ata pak papastërti që po krijohet ndonjëherë, fajin ua lënë vet qytetarëve që shkojnë aty, se nuk po kanë kujdes të duhur.
Habib Syla, thotë është hera e parë këtë vit që e viziton këtë pishinë, por thotë se vërehet qartë pastërtia prej viteve të kaluara.
“Këtu kam dal sot për herë të parë por është e frekuentuar shumë mirë, edhe pastërtia është në nivel…Është dallimi shumë i madh në krahasim me atëherë dhe tash, është e rregulluar shumë mirë dhe besoj që do të rregullohet ende”, tha Syla.
Edhe Ardian Rexhepi, i cili është nga Prishtina dhe thotë se e frekuenton shpesh këtë vend, tregon se në dallim me vitet e mëparshme uji është tepër i pastër.
“Tash mirë e kanë rregulluar pastër është, po e shihni edhe vet është tepër pastër… përpara nuk ka qenë kaq pastër, pastërtia ka qenë shumë e dobët tepër dhe nuk ka qenë e rregulluar mirë, tash e kanë rregulluar edhe për fëmijë është mirë”, tha Rexhepi.
Ndërsa, vogëlushja Rumesa Rexhepi, shprehet tejet entuziaste për faktin se ka më shumë pastërti. Kj o gjë ka bërë që Rumesa të vijë këtu më shpesh për të bërë not.
“Unë mendoj që pishina e Gërmisë është e pastër, sepse kur ka qenë më parë edhe ka qenë shumë i thellë dhe nuk ka qenë i pastër, por tash e kanë bërë më të pastër. Dhe tash, saherë po bëhet i papastër këta që punojnë këtu e pastrojnë… po tash po vij më shpesh sepse e kanë pastruar mirë”, tha ajo.
Gjithashtu, përmirësimi i të gjitha kushteve në këtë pishinë nga ana e Komunës së Prishtinës, ka bërë që atë ta frekuentojnë shumë edhe bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime në Kosovë.
Jon Koliqi, i cili është nga Prishtina, por jeton në Zvicër, thotë se është befasuar me kushtet dhe pastërtinë e ujit. Për këtë arsye, ai thotë se do ta vizitojë më shpesh këtë pishinë në këtë vit.
“Uji po më doket shumë i pastër një herë, nuk jam mësuar kështu ta shoh. Kur visha para do vite ka qenë më i papastër. Po tash dua të vijë më shpesh”, tha Koliqi.
E Xhemil Gashi, thotë se mundet me qenë edhe më pastër. Por, për këtë pak pastërti siç thotë ai, fajin ua lë vetë qytetarëve që nuk po kanë kujdes të duhur.
“Marr në përgjithësi po është pastër, ndoshta ka mundur të jetë edhe më pastër, por edhe kështu siç është, është pastër… natyrisht jo gjithnjë i pastër, kur po ka më shumë njerëz normal që është më i ndotur, por prapë se prapë mirë është”, tha Gashi.
Pas dy vjetësh renovim, Pishina e Gërmisë e cila është e vetmja që menaxhohet nga Kom una e Prishtinës, për këtë sezon është hapur me 11 korrik. Në ditën e parë hyrja ishte falas për të gjithë qytetarët, të cilët u shprehën të kënaqur me punën që është bërë.
E renovimi më i madh dhe më i qëlluari që është mirëpritur nga qytetarët, konsiderohet të jetë zvogëlimi i thellësisë së ujit nga 4 në 1.8 metra.