Autoritetet në Hungari kanë vendosur që në vendosjen e rrethojës në brezin kufitar me Serbinë, me qëllim të ndaljes së valës së imigrantëve ilegal, të përfshihen edhe qytetarët e interesuar.
Deri me tani në vendosjen e rrethojës ka qenë e angazhuar vetëm ushtria e hungarisë. Fillimisht janë angazhuar 215 punëtorë, të cilët do të punojnë në dy ndërrime nga tetë orë.
Koordinimi dhe mbikëqyrja e punimeve i janë besuar administratës logjistike të ministrisë hungareze të Mbrojtjes.
Kryesisht do të angazhohen punëtorë të pakualifikuar, kanë njoftuar mediet.
Hungaria më herët kishte vendosur që në brezin e vet kufitar me Serbinë, me gjatësi 175 kilometra, të ngritë rrethoja me lartësi katër metra, për të ndalur numrin e imigrantëve që po hyjnë në vend, në rrugëtimin e tyre drejtë shteteve perëndimore.
Më herët, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, akuzoi Bashkimin Evropian se ka dështuar në mbrojtjen e qytetarëve të vet nga vala e imigrantëve ilegal.
Sipas tij, imigrantët paraqesin kërcënim për identitetin kulturor të shteteve evropiane dhe po i kontribuojnë shtimit të terrorizmit, papunësisë dhe kriminalitetit./21Media
