Qytetarët kanë kërkesa

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Koalicioni i qytetarëve konsumatorë, sindikatave dhe organizatave joqeveritare nëpërmes një letre dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës shpreh shqetësim për mungesën e vullnetit politik te deputetët lidhur me Peticionin e nënshkruar nga 33 mijë qytetarë mbi çmimin e rrymës, i përcjellë në Kuvend më 20 Janar 2015.
Sipas letrës koalicioni kërkon sqarim, se pse nuk është proceduar për votim në seancë plenare peticioni i lartpërmendur me përmbajtje dhe kërkesat origjinale.
Ky koalicion ua ka shtruar deputetëve pesë kërkesa të cilat kërkojnë t’i zbatojnë ato.
Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që:
1) Të rekomandojë që Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE të anuloj Vendimin V_645_2014 e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të datës 29 gusht 2014, sidomos duke njohur faktin që rrethanat e jashtëzakonshme (me rastin e shpërthimit në Kosovën A) që u përdoren si arsyetim për rritjen e çmimit të energjisë kanë kaluar;
2) Të kërkon shkarkimin e anëtareve të Bordit të ZRRE-se, duke rikujtuar dështimin e këtyre të fundit që të mbrojnë interesin publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe të ketë parasysh:
3) Të obligoj Qeverinë që të sjellë në Kuvend propozimet për ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-146 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku do të largohej TVSh prej 16 përqind nga fatura e energjisë elektrike;
4) Të anulojë vendimin e Kuvendit të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për rentën prej 3 euro për ton qymyri të shfrytëzuar;
5) Të obligoj Qeverinë që të sjell në Kuvend propozimet për ndryshimin e Ligjit Nr.03/L-185 për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, sipas së cilitdo të obligohet ZRRE të ndryshoj rregullat për vendosjen e çmimeve. Po ashtu, përmes këtij Ligjit të ri për ZRRE, Kuvendi duhet të obligojë Bordin e ZRRE që përveç ndryshimit të rregulloreve për vendosjen e çmimeve, të aprovoj një rregullore për mënyrën e përllogaritjes së gjendjes sociale dhe ekonomike të konsumatorëve të energjisë, ashtu siç kërkohet me nenin 1, pika 4, të Ligjit aktual për ZRRE.