Radio Televizioni 21 vazhdon të mbetet televizionii më i preferuar në Kosovë, duke shënuar rezultatet më të mira në treguesit kryesorë.
Sondazhi i fundit i kompanisë Indeks Kosova, e nxjerr Radio Televizionin 21 me shkallën më të lartë të shikueshmërisë dhe besueshmërisë.
Të dhënat e kompanisë për hulumtimin e shikueshmërisë së medieve të bëra për një klient ndërkombëtar nxjerrin në pah të dhënat se RTV21 ka vlerësimin më të lartë nga respondentët të cilët i janë përgjigjur anketës së Indeks Kosova.
RTV21 ka marr notën më të lartë 3.4 për besueshmëri dhe programacion.
Televizioni tjetër privat Kohavizioni është vlerësuar me notë 2.3, kurse televizioni publik, që financohet nga buxheti i shtetit, ka notën 1.8.
Klan Kosova ndërkaq është e katërta me notën 1.3.
Në bazë të tabelës së rezultateve, pas zbërthimit të anketave të qytetarëve, del se mesatarja e shikueshmërisë së programeve televizive të RTV21, është më e larta!
