Rama dhe Meta: Askush s’është mbi ligjin, aq më pak deputeti

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Laç natën e djeshme ku u përfshi edhe deputeti i majtë Armando Prenga, ka reaguar sot kryeministri i Shqipwrisw, Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta. Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi online, ndërsa thotë se: “Askush s’është mbi ligjin aq më pak deputeti! Ngjarja e Laçit kërkon ndëshkim të plotë ligjor. Koha e të paprekshmve ka ikur bashkë me Saliun!”
Ndërkohë edhe Zyra e Shtypit e Ilir Metës ka nisur një reagim zyrtar në media ku shprehet qëndrimi i z.Meta mbi këtë ngjarje. Ai e dënon situatën dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes, si dhe vendosjen përpara ligjit të personave përgjegjës. Zyra e shtypit pranë Kryetarit te Kuvendit informon se: “Pasi është njohur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Laç, gjatë së cilës mbeten të lënduar disa shtetas, si dhe deklaratën e Policisë së Shtetit mbi rrethanat dhe personat e përfshirë në të dhe ndalimin nga organet e zbatimit të ligjit të deputetit Armando Prenga, Kryetari i Kuvendit kërkon nga institucionet përgjegjëse zbardhjen e menjëhershme të saj, si dhe vendosjen përpara ligjit të personave përgjegjës.”
Armando Prenga akuzohet se është përfshirë në një konflikt të ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit për Luginën e Patokut. Sipas policisà « në rrugën që të çon në Komisariat, një grup shtetasish në mes tyre dhe deputeti Armando Prenga, palë në konflikt janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta dhe me armë zjarri.
Në lidhje me këtë ngjarje është vendosur masa e arrestit në flagrancë për gjashtë shtetas të përfshirë në konflikt, midis tyre edhe deputeti Armando Prenga, i cili nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje dheu arrestua në flagrancë me akuzat “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.