Rama: Duhet të luajmë si zakonisht për të marrë rezultat pozitiv

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në stadiumin e “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër kuqezinjtë në duelin e tyre përballë Portugalisë, thekson se tanët duhet të luajnë si zakonisht për të arritur rezultatin e shumëpritur.
“Nëse çlirohemi nga emocionet dhe luajmë si zakonisht në herët e fundit kemi çdo mundësi të marrim pikën që na duhet”, shkruan kryeministri Rama në Twitter. Ndeshja që po luhet në “Elbasan Arena” është bllokuar në shifrat 0-0 deri në minutën e 50’, teksa vijojnë të luhen 40-të minutat e mbetura./ATSH/