Rama: Gjykata Speciale është vullneti i Kuvendit të Kosovës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kuvendi i Kosovës do të votojë Gjykatën Speciale. Kështu ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp.
Rama u pyet në këtë konferencë edhe për Gjykatën Speciale të Kosovës, dhe për përfshirjen e shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS. Lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, Rama shprehu besimin e plotë se Parlamenti i Kosovës do të marrë vendimin e duhur, ndërsa për akuzat ndaj shqiptarëve lidhur me ISIS, tha se kësaj kauze barbare i janë bashkuar njerëz nga çdo komb, jo vetëm shqiptarë.
“Normalisht është vullneti i kuvendit të Kosovës edhe unë jam i bindur se Kuvendi i Kosovës do marr vendimin më të mirë. Lidhur me terrorizmin, kur janë bërë edhe norvegjezët, danezët edhe anglezët, luftëtarë të kauzà «s barbare, shqiptarët nuk mund të mos prekeshin, por kush thotë që shqiptarët janë problem, ka një problem me veten dhe me shqiptarët”, tha Rama.