Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve për të nxitur familjarët e tyre në Shqipëri të votojnë. Në një postim në Facebook, kreu i mazhorancës thekson se vota është investim.

Deri më tash në votimet e sotme për zgjedhjet e kryetarëve të bashkive në Shqipëri, pjesëmarrja është shumë e ulët.
