Merkel: Shqipëria s’ka përmbushur të gjitha kushtet për integrimin në BE
Paqja që kemi arritur në Ballkan ka fjalën çelës Evropë. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Kreu i qeverisë shqiptare përsëriti qëndrimin e tij se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin, dhe se pa fuqinë tërheqëse të Ballkanit ëndrrat tona, i lënë vend tundimeve nacionaliste dhe ekstremiste.
Kryeministri foli për rëndësinë e opinionit të kancelares gjermane, pasi sipas tij “cilado qoftë çështja apo madhësia e problemeve, të gjithë duhet të dinë opinionin e kancelares. Ka një vlerë të madhe për në që mes të gjitha këtyre ajo vijon të tregojë një vëmendje të veçantë dhe kuptimin e rëndësisë për rajonit tonë. Ka rëndësi të madhe që kancelarja i kupton përpjekjet dhe vështirësitë tona në rrugët nga diktatura drejt një demokracie evropiane”.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha në fjalën e saj, se Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar nga Shqipëria, ndërsa përsëriti atë që është bërë e qartë tashmë se shqiptarëve në Gjermani nuk mund t’u njihet azilkërkimi.
Shqipëria ka bërë mjaftë progres në punën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, mirëpo nuk e ka arritur të përmbush të gjitha kriterët që kërkon Komisioni Evropian.
Kështu deklaroi kancelaria Gjermane, Angela Merkel, në një konferencën për media gjatë vizitës së saj në Shqipëri, e cila shtoi se Bashkimi Evropian e mbështet integrimin e këtij shteti në BE.
Ajo pas takimit të saj me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ritheksoi se Evropa e do integrimin e Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkani perëndimorë, mirëpo duhet kohë për t’u arritur një gjë e tillë, derisa të gjitha këto vende t’i përmbushin të gjitha obligimet që i kanë.
Po ashtu, Merkel bëri të ditur se BE e mbështet Shqipërinë në krijimin e kushteve të mira në shumë fusha. Ajo shprehu edhe një herë gatishmërinë e tyre për rritjen e bashkëpunimit në disa fusha si atë të arsimit profesional, krijimin e kushteve ligjore, në fushën e energjisë e telekomit.
Ndërsa, sa i përket çështjes së emigrimit, Merkel ka thënë se Shqipëria është e vendosur që të kryej të gjitha obligimet nga Bashkimi Evropian duke punuar kështu së bashku për ndaljen e valës së emigrimit drejt vendeve të BE-së.
Merkel tha se zgjidhja e shumë problemeve është bashkëpunimi në sektorin ekonomik.
