Rama thirr takim urgjent pas vrasjen së policit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim urgjent ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pas vrasjes së një pjesëtari të RENEA-s në Lazarat dhe plagosjes së dy të tjerëve.
Takimi po zhvillohet në ambientet e Kryeministrisë. Ndërkohë në terren gjenden forcat të shumta të policisë, të cilat po përgatiten për një tjetër aksion në Lazarat, për kapjen e autorëve të krimit.
Sipas mediave në Shqipëri, polici i vrarë është Ibrahim Basha.