Rama: Turp për Evropën që i mban kosovarët mbyllur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

(E plotësuar)Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai serb Aleksandër Vuçiç janë ballafaquar me njëri-tjetrin në një transmetim direkt në katër shtete të rajonit.
Aleksandër Vuçiç tha se Kosova njihet nga serbët si pjesë e Serbisë, ndërsa shqiptarët e konsiderojnë të pavarur.
Ai theksoi se kjo nuk e pengon Shqipërinë dhe Serbinë që të bashkëpunojnë.
Ndërkaq, Rama tha se për Kosovën Shqipëria dhe Serbia ndajnë mendime të ndryshme, por se kjo statusi i saj nuk është problem për dialog dhe raporte normale mes vendeve.
Rama theksoi edhe njëherë se dëshiron të thotë se kosovarët janë një popull që mbahen të mbyllur dhe nuk kanë lëvizje të lirë me viza, duke ritheksuar se ky është “turp për Evropën”.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se shqiptarë e serbë vuajnë mungesën e lirisë në Kosovë.
————————
Për Vuçiqin, “Shqipëria e madhe” është një ankth

(E plotësuar) Deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për një Shqipëri të Madhe, kanë prekur Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai e ka lutur Ramën, që mos të lëshojë deklarata rreth Shqipërisë së Madhe se për të dhe për shumë të tjerë është një ankth.
Por, Vuçiq beson se Rama është duke i lëshuar këto deklarata sa për procese zgjedhore.
“Kur flet për bashkimin e shqiptarëve gjithmonë të lë mundësinë se kjo ëndërr ekziston dhe këto mund të shndërrohen për të tjerët në ankth. Të jetë shumë i kujdesshëm në deklarata. Po mendoj se z.Rama, kur flasim për këtë nuk është në pyetje vetëm Serbia, por edhe Maqedonia dhe Mali i Zi. Është me rëndësi që të kuptojmë njëri tjetrin se jemi kryeministra të dy popujve më të mëdhenj në Ballkan”, ka thënë Vuçiq.
Por, Rama, thotë se ideja për një Shqipëri të Madhe është në ëndrrën e çdo shqiptari, por ai tha se e ka fjalën për një bashkim në Bashkimin Evropian.
“Në shekullin e sotëm këtë ëndërr nuk duam të ja lëmë në dorë forcave që ushqehen me të shkuarën. Këtë ëndërr duam ta realizojmë si evropian, por të jetojmë së bashku e dhe me serbët, kroatët në bashkimin evropian. Dhe ajo që unë kam thënë dhe e them prapë, se Bashkimi Evropian duhet të jetë strategjik në Ballkan dhe do e bëjë të mundur që të jetojmë me njëri tjetrin”, ka thënë Rama.
——————-
Rama – Vuçiq: Pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve, më mirë vonë se kurrë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë thënë se është vonë sa i përket vendosjes së marrëdhënieve të mira mes shqiptarëve dhe serbëve, por të dy janë pajtuar që kjo të bëhet “më mirë vonë se kurrë”.
Këto deklarata po vijnë pas një përballje të të dy kryeministrave në debatin televiziv në emisionin “Fqinjësi” në Vjenë.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk mbanë përgjegjësi pse një debat mes një politikani kryesor serb dhe një shqiptar nuk është zhvilluar 25 vjet më parë.
“Kemi mjaftueshëm përgjegjësi për të mos u vonuar sot dhe nuk mund të mbaj përgjegjësi për 25 vjet më parë”, tha Rama.
E në anën tjetër edhe Vuçiq tha të njëjtën gjë, dhe se sipas tij nuk duhet të jetohet me të kaluarën.