Reagimet për marrëveshjen me Iranin, pro dhe kundër

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zyrtarë të lartë kanë reaguar menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së ditës së sotme mes fuqive të mëdha dhe Iranit për programin bërthamor të këtij të fundit. Për shumë zyrtarë kjo marrëveshje është si “historike”, ndërsa për disa të tjerë është “gabim historik”.
I pari ka reaguar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama , i cili u shpreh i bindur se kjo marrëveshje mbyll çdo shteg për përdorimin e programit bërthamor për qëllime ushtarake prej Iranit. Obama tha përmes një adresimi televiziv, se marrëveshja garantonte një botë më të sigurt dhe më të paqtë.
Në të njëjtën kohë, edhe presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se marrëveshja “hap një kapitull të ri në raportet mes Republikës Islamike dhe botës. Lutjet e popullit iranian u bënë realitet me marrëveshjen që do të heqë të gjitha sanksionet. Sanksionet asnjëherë nuk patën sukses”.
“Mendoj se kjo është një shenjë shprese për të gjithë botën dhe të gjithë ne e dimë se kjo ishte e nevojshme në këtë kohë”, është shprehur përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini.
Ndërkohë pati edhe nga ata që ngelën të pakënaqur nga marrëveshja e 6 fuqive të mëdha dhe Iranit.
Në SHBA, Republikanët e kundërshtuan përmes kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, i cili tha: “Në vend që të ndalonte zhvillimin dhe përhapjen e armëve bërthamore në Lindjen e Mesme, kjo marrëveshje me siguri do të nxisë një garë të re armatimi bërthamor në pjesë të tjera të botës”, deklaroi Boehner.
Ndërsa në Izrael, kryeministri Benjamin Netanyahu ka theksuar shpesh se një pakt me Iranin për programin e tij bërthamor do të ishte një “gabim historik”.