Referendumi në Greqi,Evropa në pritje të epilogut

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Referendumi i sotëm në Greqi ka nxitur reagime të ndryshme anembanë Evropës. Kryetari i Parlamentit të Evropës, Martin Shulc, theksoi se nëse grekët votojnë kundër kushteve të kreditorëve, atëherë Greqia duhet të vendos një valutë tjetër, ndërsa Kryeministri i Italisë, Mateo Renci, tha se pa marrë parasysh epilogun e referendumit, Evropa dhe Greqia duhet të vazhdojnë bisedimet.
eferendumi që po zhvillohet sot në Greqi, për pranimin apo jo të kushteve të kreditorëve ndërkombëtarë, ka nxitur reagime të shumta në gjithë kontinentin.
Presidenti i Parlamentit të Evropës, Martin Shulc, tha sot se nëse në referendum votohet kundër kushteve, atëherë Greqia duhet të vendos një valutë tjetër.
Ai me këtë rast tha se Greqia edhe nëse votohet kundër kushteve do të mbetet në eurozone, por shtoi se Athina duhet të zgjedh një valutë tjetër, ngase euro si mjet pagese nuk do të jetë më në dispozicion të grekëve.
Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, tha se grekët janë para zgjedhjes që të mbajnë euron apo që përkohësisht të mbesin pa të.
Kryeministri i Italisë, Mateo Renci, tha se pa marrë parasysh epilogun e referendumit, Evropa duhet të ripërtërijë negociatat me Athinën.
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurc, tha se në rast se grekët votojnë sot kundër kushteve të kreditorëve, atëherë do të vihet në pyetje mbetja e Greqisë në eurozonë.
Ai tha se Qeveria greke po vepron në mënyrë tejet populliste dhe se e ka vendosur vendin në një situatë të rrezikshme, duke e sjellë në buzë të greminës.
Kurc më tutje tha se Bashkimi Evropian do ta përballonte daljen e Greqisë nga eurozona, por këtë nuk do të mund ta përballonte Greqia.
Vetë Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, tha pas votimit se grekët qysh nesër do të vendosin një kurs të ri, të cilin do ta ndjekë e gjithë Evropa./21 Media