Refugjatët përçajnë Evropën

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Refugjatët si duket kanë përçarë edhe qytetarët e shteteve të Evropës, me tubime për dhe kundër pranimit të tyre, të cilat u zhvilluan në shumë shtete të Evropës.
Tubime janë zhvilluar në pjesë të ndryshme të Evropës, një pjesë në mbështetje të refugjatëve që kanë arritur deri me tani në kontinentin e vjetër, ndërsa të tjerat për të kundërshtuar praninë e tyre.
Dhjetëra mijëra njerëzit e grumbulluar në zemër të Londrës protestuan në favor të pranimit të refugjatëve dhe kundër politikës së Qeverisë së Britanisë, e cila po ngurron të pranojë një numër më të madh të refugjatëve nga vatrat e krizës.
30 mijë njerëz u tubuan edhe në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, duke kërkuar nga qeveria daneze që të pranojë në vend refugjatë dhe duke hedhur sloganet “Evropa është lagjja më e afërt me Sirinë” dhe “Mirë se vini refugjatë”.
Protesta kundër pranimit të refugjatëve pati në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, në të cilën u përcoll porosia se refugjatët në këtë vend janë të padëshiruar.
Në Sllovaki pati tubime si të kundërshtarëve të refugjatëve, ashtu edhe të atyre që kërkojnë pranimin e tyre. / 21 Media