Euro-deputetët e Frontit Kombëtar Francez të udhëhequr nga Marine Le Pen kanë paraqitur një projekt-rezolutë mbi pezullimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ata e arsyetojnë këtë me mosgatishmërinë e Serbisë për të përparuar në negociatat me Kosovën dhe raportet e këtij shteti me Rusinë. Nënshkruesit e këtij dokumenti, janë pesë euro-deputetë francez./21Media
