Rifillojnë protestat në Greqi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Punonjësit e sektorit publik në Greqi do të mbajnë një grevë 24 orëshe për të protestuar kundër politikave shtrënguese si pasojë e marrëveshjes së arritur për paketën e shpëtimit në Samitin e liderëve të Eurozonës.
Federate e Punonjësve të Sektorit Publik në Greqi (ADEDY) ka bërë thirrje për tu mbledhur ditën e nesërme në sheshin “Sintagma” para parlamentit në Athinë në orën 19.00. Punonjësit e sektorit publik do të protestojnë kundër masave shtrënguese të reformave të marrëveshjes mes Kryeministrit, Alexis Tsipras dhe liderëve të Eurozonës.
Ditën e nesërme edhe Parlamenti grek do të mblidhet për të votuar ligjet e reformave dhe rregulloret për strukturën e kapitalit të bankave sipas marrëveshjes së arritur. Pritet që gjatë votimit për të kundërshtuar masat shtrënguese në të gjithë vendin do të ndërmerren protesta.
Zëvendësministri i Sigurisë Publike, Yiannis Panusis, ditën e djeshme duke u takuar me drejtorët e policive iu ka kërkuar që të kryhen të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e protestave në qetësi. Theksohet gjithashtu se ditën e nesërme përreth Parlamentit do të jenë të pranishëm një numër i madh i policëve.
Gjithashtu është njoftuar se edhe farmacistët ditën e nesërme do të mbajnë një grevë 24 orëshe për të lejuar shitjen e ilaçeve që nuk kanë nevojë për recetë nga mjeku dhe për lehtësime në hapjen e farmacive.