Rinia kosovare e ajo shqiptare do të kenë aktivitete të përbashkëta kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi në këtë drejtim.
Ministri Kujtim Shala priti në takim ministrin Blendi Klosi ku përfaqësuesit e të dy ministrive të përfshira në këtë bashkëpunim thanë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme pasi që lidhë politikat e tyre në fushën e rinisë.
Ministri Shala tha se kjo marrëveshje u hap rrugë mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive e që janë orientime strategjike të dy qeverive për politikat e përbashkëta në fushat the,melore të jetës.
Të dy ministrat thanë se tani është koha që dy ministritë duhet të përgatiten për një trajtim të brezit të ri për tregun evropian të tyre.
Madje, ministri Klosi e cilësoi si të vonuar këtë bashkëpunim.
Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë u nënshkrua në Ministrinë e Kulturës, rinisë dhe sportit në Kosovë. I pranishëm qe edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi.
