Rishikimi i buxhetit, 49 milionë euro shkurtime në paga, mëditje, udhëtime(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Afër 49 milionë euro parashihen shkurtime në buxhetin e rishikuar. Shkurtime do të ketë tek kategoritë paga dhe mëditje, udhëtimet, mallra dhe shërbime, si dhe tek kategoria e derivateve të naftës. Kështu ka thënë sot ministri i financave, Avdullah Hoti në komision për buxhet dhe financa gjatë kohës që po e informonte komisionin për marrëveshjen me Fondin Monetarë Ndërkombëtar.
Në ndërkohë, përfaqësuesi i FMN-së, Lakëjik, ka thënë se buxheti i vitit 2015 ishte jo real, ndërsa projeksionet e parapara me rishikim janë reale dhe do të mbështetën nga FMN.
“Tani ky buxhet i rishikuar në gjysmën e vitit është buxhet i cili thjeshtë është real pra shumat që janë të përfshira aty e kemi pasur diskutime të detajuara me ministrin e Financave për këtë buxhet dhe ne mendojmë gjykojmë se ky rishikim i buxhetit në mes të vitit është real . Shumat që janë aty janë faktikisht shumat në të cilat mund të bazohemi janë të arritshme. Pra buxhetii vitit 2015 është diçka që nuk duhet të shikohet më sepse nuk ka qenë buxhet i mirë edhe pse e kuptoj në aspektin politik pse ka qenë e domosdoshme që të miratohet ai buxhet por ajo është histori ky rishikim i buxhetit apo buxheti i rishikuar à «shtë realist dhe ne jemi të kënaqur që kemi mundësin ta mbështesim”, tha Lakëjik.
Ndryshe, nesër në Kuvendi n e Kosovës do të hedhet në votim buxheti i rishikuar, pasi votimi i saj para datës 20 korrik jep mundësi që bordi i FMN të aprovoj kredinë për Kosovën prej 185 milionë euro. Po ashtu, sot në komision për buxhet dhe financa janë miratuar një vragë projektligjesh si atë të sigurimeve për Letërnjoftimin projektligjin për Armë, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara Shtetërore për Siguri, si dhe ka miratuar projektligjin për digjitalizimin e transmetimeve radio difuzeve tokësore dhe amendamenteve.