Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Britani të Madhe ish Kryeministrin britanik Tony Blair, zyrtarë e personalitete britanike dhe përfaqësues të diasporës së Kosovës. Me këtë rast e pranishme ishte edhe këngëtarja e famshme botërore me origjinë nga Kosova, Rita Ora, të cilën Presidentja Jahjaga e dekoroi me titullin Ambasadore e Nderit e Republikës së Kosovës në botë.








