Rita Ora:Falë vetëbesimit,partnerët më janë frikësuar!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ajo është e njohur për lidhjet e saj, po aq sa është e njohur për prezencën e saj në botën e muzikës, televizionit dhe modës.
24-vjeçarja me karakter të fortë dhe me shumë vendosmëri duke folur për romancat e saj, ka thënë se partnerët e saj janë frikësuar nga ajo falë vetëbesimit të saj të lartë.
“Meshkujt kanë tendencë të frikësohen nga një vajzë e cila ndihet rehat në lëkurën e saj. Disa nga lidhjet që i kam patur kanë përfunduar për shkak se ata kanë qenë të frikësuar nga unë”, ka thënë këngëtarja .
Ajo shtoi gjithashtu dhe një parim të saj , “Nëse nuk mundesh të më duash, largohu nga unë”.