Në javën e parë të lansimit, kënga më e re e Ritës bëhet hyrja më e lartë në UK Top 40.
Edhepse ka synuar vendin e parë, ‘Poison’ nga Rita Ora ka arritur të debutojë vetëm në pozitën e tretë në top listën e kngëve më të suksesshme britanike të javës.
Në vendin e parë këtë javë është ngjitur kënga hit ‘Are you with me’ nga grupi belg Los Frequencies ndërsa një vend më poshtë nga java e kaluar gjendet kënga e Tinie Tempah me Jess Glynne ‘Not Letting Go’.
Kjo është java e parë për këngën ‘Poison’ në këtë top listë ndërsa javën tjetër pritet që me lehtësi të marrë vendin e parë.
