Robotët po integrohen gjithmonë e më shumë në jetën tonë dhe po bëjnë gjëra shumë të dobishme. Tani robotët do të na ndërtojnë edhe shtëpinë për një kohë shumë të shkurtër. Një inxhinier australian ka krijuar një robot ndërtues, i cili vendos tullat shumë më shpejt se një njeri. Ky robot mund të ndërtojë një shtëpi në vetëm dy ditë.
Ka gati 10 vjet që inxhinieri Mark Pivac është marrë me projektimin dhe zhvillimin e robotit, që e ka quajtur Hadrian. Roboti funksionon duke përdorur dizajnin 3D CAD të shtëpisë për të përcaktuar vendin e tullave dhe pastaj përdor softuerin e tij për të prerë dhe vendosur tullat. Për krijimin e këtij roboti inxhinieri ka harxhuar 7 milionë dollarë, raporton krokodili.com.
Hadrian është në gjendje të vejë 1000 tulla në një orë, dhe mund të punojë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës. Ai mund të ndërtojë rreth 150 shtëpi për një vit.
