Pas shkëlqimit në fushën e lojës, Kristiano Ronaldo është gati ta provojë veten edhe në kinematografi.
Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, asi portugez i Realit do të luajë në filmin “The Manipulator” të regjisorit të falshëm amerikan, Martin Skorceze.
Filmi bazohet te agjenti italian i pasurive të paluajtshme Alesandro Proto, për të cilin flitet se ka qenë frymëzimi për krijimin e personazhit kryesor të sagës “50 hijet e Greit”.
Një pjesë e xhirimeve do të bëhen në kullën “Tramp” që ka qenë në pronësi të Protos, ku Ronaldo bleu një apartament luksoz muajin e shkuar.
