Rooney mungon ndaj PSV?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney është në dyshim të madh për t’u paraqitur në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve kundër PSV Eindhoven.
Anglezi humbi edhe derbin e së shtunës kundër Liverpoolit pas një dëmtimi që e kishte pësuar në stërvitje, ndërsa trajneri i United, Louis van Gaal thotë se sulmuesi ka gjasa të udhëtojë për në Holandë.
“Ai është i lënduar, kështu që ne duhet të kujdesemi për të”, deklaroi Van Gaal.
“Unë mendoj se ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe unë nuk do të rrezikoj, gjë të cilën nuk e bëra as kundër Liverpoolit”.
“Unë nuk mendoj se ai do të luajë kundër PSV Eindhoven, por ndoshta ai do të luajë në Southampton. Ne duhet të presim dhe të shohim nëse ai mund të luajë kundër PSV”.