“Rrëfehet” Kryeministri i Greqisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në një intervistë për mediet greke, Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, deklaroi se as vetë nuk beson në marrëveshjen që ka nënshkruar me kreditorët ndërkombëtarë për pakon e tretë të ndihmave për Athinën, por shtoi se e ka nënshkruar atë, për të shmangur katastrofën në vend. Kryeministri grek shtoi se nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ngase nuk e ka ndërmend që t’i shmanget përgjegjësisë për atë që ka bërë./21Media