Rregullat për make-up natyral

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mjafton të zgjidhni produktin e duhur dhe të kujdeseni për ndonjë detaj të vogël, për të nxjerrë në pah pikat e forta të fytyrës. Lexoni këto këshilla.
Të gjitha të çmendura pas nude look, ky make up me efekt shumë natyral i cili nxjerr në pah fytyrën me dritë dhe tonalitete neutro. Një grim i cili u shkon të gjitha femrave, bionde dhe brune dhe i cili ka për qëllim për të nxjerrë në pah pikat e forta të fytyrës.
Lëkurë shumë e hidratuar
Është për tu evituar lëkura e thatë, e yndyrshme dhe vajore. Mjafton të gjeni kremin tuaj hidratues i cili përshtatet me lëkurën tuaj për tu përgatitur më pas për hapin tjetër për një bazë perfekte dhe pa defekte.
Fondotinta e përshtatshme për ngjyrën e lëkurës
Është gjithmonë e vështirë zgjedhja e fondotintes mbi të gjitha në verë kur lëkura fillon të nxihet për këtë arsye është e pa evitueshme dhe të gjeni një fondotintë e cila përshtatet me ngjyrën e “re” te lëkurës. Nuk është e nevojshme që të jetë shumë mbuluese por vetëm nëse arrini të bëni uniformë ngjyrën e lëkurës.
Fiksoni grimin me pudër
Shumë mendojnë se nude look nuk ka nevojë për përdorimin e pudrës por në fakt është e gabuar sidomos nëse keni lëkurë mikse ose e cila tenton nga e yndyrshmja. Synoni për një pudër pluhur minerale dhe akoma më mirë nëse është transparente.
Blush delikat
Mos e teproni me ngjyrat edhe blush-i duhet të ketë tonalitete të zbehta, një ngjyrë delikate dhe të rafinuar në mënyrë të mos tërhiqni shumë vëmendjen tek mollëzat. Blush-i në këtë ngjyrë shërben vetëm për të nënvijëzuar më mirë fytyrën.
Tone sysh nude
Edhe pse objektivi është të realizoni një make up i cili e bën pamjen tuaj shumë natyrale askush nuk ju detyron të hiqni dore nga toni i syve por me kusht që ta zgjidhni në ngjyrat nude. Mjafton të aplikoni një sasi të vogël në qepalla edhe nën harkun poshtë vetullave për ti dhënë më shumë shkëlqim shikimit