Rreth 200 tonë mbeturina largohen nga lumenjtë e Mitrovicës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në qytetin e Mitrovicës është duke vazhduar pastrimi i lumenjve, në kuadër të një projekti të përbashkët të UNMIK-ut dhe Komunës, të cilin po e mbështet Kompania Rajonale për Menaxhim të Mbeturinave “Uniteti”.
Në këtë projekt janë angazhuar 40 persona, kryesisht raste sociale, të cilët janë duke punuar në katër grupe në pastrimin e rrjedhës dhe brigjeve të Ibrit, Sitnicës, Trepçës dhe lumit Lushta.
Ata kanë mënjanuar sasi të mëdha të mbeturinave të ngurta që hedhen në këta lumenj.
Drejtori i Unitetit, Skënder Tahiri, ka bërë të ditur se punëtorët e kompanisë në bazë ditore mënjanojnë dhe transportojnë një sasi të madhe të mbeturinave të ngurta inerte. De
Sipas tij, deri tani janë bartur rreth 200 tonë mbeturina të grumbulluara në katër lumenjtë e qytetit.
Aksioni do të përfundoj muajin e ardhshëm, ndërkaq vazhdon të ndihet nevoja për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e ambientit, posaçërisht mbrojtjen e rrjedhës së lumenjve.