Rreziku që ju kanoset personave që gërhasin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Personat që vuajnë nga gërhitja gjatë gjumit, rrezikojnë katër herë më shumë të preken nga depresioni. Është kjo ajo që është zbuluar nga studiuesit australianë të Universitetit të Adelaide, në një studim të prezantuar në konferencën ndërkombëtare të American Thoracic Society, e cila u mbajt mes 15 dhe 20 maj në Denver (SHBA).
Studimi u zhvillua mbi 1875 meshkuj me moshë 35 deri në 83 vjeç. Gjendja e tyre shëndetësore u monitorua për pesë vjet. Në përfundim të kësaj periudhe, u zbulua një lidhje mes çrregullimeve të gjumit dhe depresionit. Në veçanti, ekspertët vunë re se personat që kishin probleme me gjumin rrezikonin dy herë nga çrregullimet e humorit. Ndërsa rezultoi se ata persona që kishin probleme gjatë gjumit dhe gërhisnin rrezikonin të prekeshin nga depresioni katër herë më shumë. “Për momentin këshillojmë që kush vuan nga çrregullimet e gjumit të jetë e vetëdijshëm nga rreziku i depresionit që i kanoset dhe ti drejtohet mjekut. Është e rëndësishme që personat që vuajnë nga depresioni të flasin për problemet e gjumit me mjekun e tyre, për t’u përcaktuar patologjia e qartë”, thotë drejtuesja e studimit, Carol Lang.