Megjithëse kohë më parë ishte njoftuar se gjatë sezonit të pushimeve do të hiqej kontrolli kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kjo akoma nuk ka ndodhur. Qytetarët që kanë marrë rrugën drejt bregdetit, edhe në këto 4 ditët e para të korrikut, I janë nënshtruar kontrollit kufitar. Akoma është e panjohur se cka nënkupton sezoni turistik për përfaqësuesit e qeverive në Tiranë dhe në Prishtinë. Vetëm ata e dijnë se kur fillon ky sezon.
Sa I përket atyre qytetarëve që vendosin që pushimet t’I kalojnë në Mal të zi dhe të kalojnë përmes territorit të Shqipërisë, ata duhet të paguajnë sigurimin e automjeteve në pikat kufitare me Malin e Zi, dhe në rastin më të mirë ato kushtojnë 15 euro.
