Rrugët që lidhin pikat doganore në gjithë Kosovën bllokohen nesër

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rrugët që lidhin pikat doganore në gjithë Kosovën do të bllokohen të hënën nga traktorët, mjetet bujqësore dhe kafshët. Kjo është mënyra e protestës sç prodhuesve dhe përpunuesve vendor në shenjë pakënaqësie ndaj mosrealizimit të kërkesave të tyre.
Kryetari i shoqatës së prodhuesve të qumështit, Naser Bajraktari tha se në të gjitha problemet e këtij sektori i pari që e pëson është fermeri. Ai u shpreh i pakënaqur për situatën e këtij sektori, falimentimi i fermave dhe reduktimi i punëtorëve është një fenomen që po ndodh çdo ditë brenda këtij sektori.

Njëjtë si Bajraktari mendon edhe kryetari i përp nuesve të qumështit, Ramadan Memaj, ai tha: “Pas këtij zhgënjimi të madh, pas këtij injorimi që iu ka bërë prodhuesve vendor dhe përpunuesve, në shenjë pakënaqësie, ne kemi planifikuar që të bëjmë një protestë, një bllokim të rrugëve të cilat kanë lidhje me pikat doganore, ne duam edhe një herë të ia tërheqim vërejtjen Qeverisë, por edhe qytetarëve sepse nganjëherë po krijohet përshtypja që ky problem është vetëm i prodhuesve dhe i përpunuesve të qumështit, por ky problem është i qytetarëve të Kosovës” , tha Memaj.
Ndërsa Ibrahim Rexhepi, ekspert i fushës së ekonomisë tha se nuk duhet lejuar krijimin e monopoleve në treg, por duhet të përmbushen kërkesat që vijnë prej qumështarëve. Sipas tij, duhet të ndërmerren masa në mënyrë që mos të ketë import i cili do të rrezikoi tregun e brendshëm, që rrezikon konsumatorin por që rrezikon edhe prodhuesin e qumështit të freskët.
Ndërkaq, Flamur Kadriu nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës tha për KosovaPress se produktet që gjinden në tregun kosovar janë të kontrolluara dhe nuk rrezikojnë jetën e qytetarëve. Sipas tij, problemi qëndron te produktet të cilat po hynë në treg me çmim shumë të lirë dhe kjo po e kanos rrezikun tek prodhuesit vendor.
Në qoftë se nuk bëhet një zgjidhje e këtij problemi, sektori do të shuhet, kështu thanë shoqata e prodhuesve dhe e përpunuesve të qumështit, gjë që rrezikon edhe humbjen e 40 mijë vendeve të punës.